Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Përmes një postimi në twitter ambasadorja bë me dije se i ka nënvizuar Bashës se SHBA-ja pret që listat e kandidatëve për deputet të jenë të pastra.

“Pata një takim të shkëlqyer ditën e sotme me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Dëgjova programin politik të PD dhe aleatëve të saj.

Nënvizova se SHBA-ja pret që listat e kandidatëve për deputet të jenë të pastra.

Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për forcuar marrëdhënien SHBA-Shqipëri, me respekt për votuesit shqiptar në zgjedhjet e 25 prillit”, shkruan Kim.  (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re