Skip to content

Yuri Kim takohet me Ballën dhe Rushajn: E rëndësishme që palët të ngrihen mbi dasitë partiake

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim ka takuar kryetarët e grupeve parlamentare të PS dhe PD, Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kim thekson se është e rëndësishme që palët ta trajtojnë njëra-tjetrën me respekt dhe të ngrihen mbi partitë, kur kjo është e mundur.

“Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative.

Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur”, shprehet ajo.