Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka uruar Vlora Hysenin për postin si drejtoreshë e Shërbimit Informativ Shqiptar. Në një takim që kanë mbajtur ditën e sotme, diplomatja amerikane dhe Hyseni kanë folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në sigurinë kombëtare.

“Yuri Kim ka vizituar sot Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. Të dy ranë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat.”, njofton ambasada përmes Twitterit.

Vlora Hyseni mori zyrtarisht drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit në fillim të Prillit. Presidenti Begaj miratoi propozimin e kryeministrit Edi Rama. Në këtë detyrë, ajo erdhi pasi shërbeu si zëvendësdrejtore e Agjencisë Inteligjencës së Kosovës, për jo më shumë se 4 muaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re