Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

 

Lajmin e ka bërë publik ambasada amerikane, përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se Kim i ka kujtuar ministrit Manja deklaratën e bërë nga Biden në qershor 2021, i cili e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë.

 

Takimi i paraprin pjesëmarrjes së Ministrit Manja në Konferencën e Njezetë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit në Uashington, DC, 6-10 dhjetor.

 

Ambasadorja Yuri Kim u takua dje me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE.

 

Ambasadorja theksoi sërish që Presidenti Biden në qershor 2021 e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë.

 

Takimi i paraprin pjesëmarrjes së Ministrit Manja në Konferencën e Njezetë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re