Skip to content

Yuri Kim takon Altin Dumanin: Askush s’është mbi ligjin, SPAK do të japë më shumë rezultate

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është takuar sot me prokurorin e SPAK, Altin Dumanin, i cili mban postin e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kim nënvizon se:

“Takova sot Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë.

SPAK do të japë edhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin,” shkruan Kim.(TemA)