Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar ditën e sotme anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Teksa punohet për plotësimin e kuorimit të nevojshëm në këtë institucion ambasadorja ka kërkuar që Gjykata të japë vendime me integritet dhe pavarësi.

“Ndërsa Gjykata Kushtetuese kthehet në punë, unë shkova për të takuar gjykatësit.

Vlerësoj si kritike për anëtarët e GJK-së që të vazhdojnë të japin gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre”, shkruan ambasadorja.

Kujtojmë që Kushtetuesja përballet këto javë me dy vendime shumë të vështira: atë të shkarkimit ose jo të presidentit Meta dhe kushtetutshmërinë e zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re