Subscribe
Ambasadorja amerikane në Tirane Yuri Kim zhvilloi një takim me kryetarin e komisionit të ekonomisë Eduard Shalsi dhe nënkryetaren e këtij komisioni Sorina Koti.
Në takim u diskutua rreth situatës së ekonomisë në vend dhe nismës së qeverisë për amnistinë fiskale, por ajo që ra në sy është fakti se për herë të parë diplomatja amerikane Yuri Kim takoi një deputet që mbështet Sali Berishën, pasi prej muajsh ambasadorja amerikane nuk ka takuar asnjë prej anëtarëve të partisë demokratike që njohin Berishën si kryetar.
SORINA KOTI
DEPUTETE, PD
“Në pamje të parë dukej që kishte një relatë institucionale, mes komisionit të Ekonomisë dhe ambasadës, nuk është prekur çështja e zotit Berisha, por unë sot përfaqësoj Partinë Demokratike në takim”
Pas takimit me ambasadoren, socialisti Eduard Shalsi, sqaroi mesazhet që mazhoranca përcolli tek diplomatja amerikane.
EDUARD SHALSI
KRYETAR I KOMISIONIT TE EKONOMISE
Por, pavarësisht këtij takimi, izolimi i Partisë Demokratike nga faktori ndërkombëtar është prezent. Gjatë dy ditëve të fundit në Tiranë ishte edhe raporteri i Cdu-Csu për Shqipërinë Gunther Krichbaum, i cili foli për pezullim të PD nga Partia Popullore Europiane, nëse Berisha zgjidhej në krye të saj. Krichbaum takoi Lulzim Bashën, Jorida Tabakun, Gjekmarkajn dhe nga mbështetësit e Berishës nënkryetarin e PD Oerd Bylykbashi.
Mësohet se vetë Krichbaum dëgjoi të gjitha palët për situatën në PD, por preferoi të mos bëjë publik qëndrimin e tij në raport me Berishën dhe PD.