Skip to content

Yuri Kim: Të vazhdojmë zbatimin e Reformës në Drejtësi

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë sërish mesazhin e saj për të vazhduar zbatimin e reformës në drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se investimet e SHBA po rriten në Shqipëri.

“Është mirë të shohësh që investime amerikane rriten në Shqipëri. Rregulla racionale, të qarta dhe transparente + gjykata të pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligj dhe jo me ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investime.

Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz”, shkruan ambasadorja.