Në një kohë kur ende nuk është arritur një konsensus për Reformën Zgjedhore zyrat diplomatike në vend janë vënë në lëvizje për të dakordësuar një marrëveshje mes palëve.

Pas 2 ditë takimesh të gjata në rezidencën e SHBA, sot takimet janë zhvendosur në selinë e delegacionit të BE-së në Tiranë. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Pikërisht me këtë të fundit mësohet se kreu i opozitës Lulzim Basha, po zhvillon një takim-drekë pune ku temë e bisedës është reforma zgjedhore.

Gjatë përfundimit të mbledhjes me ambasadorët mbremjën e kaluar, kryediplomatja amerikane theksoi se mazhoranca ka bërë meriat për Reformën Zgjedhore, ndërkohë që shtoi se tashmë topi ëhstë në fushën e lojës.

“U takuam për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Sikurse thashë dhe dje në një negociatë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, cdo palë, cdo parti i kërkohet që të japë në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Gjithashtu cdo palë fitojë, populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Cdo palë dha por më duhet ti jap merita të vecanta partisë në pushtet. Ne bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe duhet të bënin më shumë dhe e bënë. E përgëzoj për atë që bënë këtë mbrëmje.

Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje e cila do ta vendosë shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit në BE. Është një marrëveshje që mund ta vendosë që ka në dorë integrimin e Shqipërisë. Përmban masa që janë adresuar nga ODHIR. Përmban gjithashtu hapa domethënës që nuk janë rekomanduar nga ODIHR por mund të shiheshin si një hap i rëndësishëm në Shqipëri. Ka ardhur koha për opozitën, për Partinë Demokratikë, për mikun tim Luli basha që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thojë po për popullin shqiptar dhe po për Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në duart e tij”, thaYuri Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re