Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka bërë sërish thirrje për ata që duan të bëhen hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Yuri Kim shkruan se është koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri duke apeluar për të vepruar, teksa afati i fundit për aplikimet skadon në mesnatë.

“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i NBI.

Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni!”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re