Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla me dy vjet burg.
Por, në reagimin e saj ka edhe një thumb për Sali Berishën, pas konferencës së këtij të fundit, nga e cila i shpalli luftë SHBA-së.
“Kur të gjithë janë të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan Kim në reagimin e saj.
Kjo fjali duket se shkon pikërisht për Berishën, i cili deklaroi se po padit SHBA-në, pasi e kanë prekur në dinjitet.
(TemA)
