Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pasur një takim me kreun e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Fredi Balla, për ti uruar atij suksese në detyrën e re.

Kim shprehet se SHBA do të vijojë që të mbështesë Reformën në Drejtësi në të gjitha elementët e saj.

“U takova me Fredi Ballën për t’i uruar sukses në postin e tij të ri si Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Është thelbësore që Këshilli i Prokurorisë të bëjë punën e tij me integritet dhe transparencë për të siguruar standarde të larta dhe llogaridhënie të prokurorëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjithë elementët e reformës në drejtësisë”, shkruan Kim në postimin e saj në rrjetet sociale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re