Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas tryezës së sotme për Reformën Zgjedhore, ku kërkon që marrëveshja mes palëve poltike të arrihet brenda datë 31 maj ashtu siç premtuan.

Teksa i kërkon të mos zhgënjejnë për atë që kanë premtuar, ambasadorja amerikane nxjerr dhe përcaktimin e termit negociata që është “askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron”.

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që ata dëshirojnë – përcaktimi i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos u zhgënjeni” shkruan Yuri Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re