“Mbi 750 mijë shqiptarë shkuan në votime dhe kjo nga popullata e votuesve, shkon afër gjysmës së votuesve që kanë marrë pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara”, deklaroi Z/ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

Duke folur për zgjedhjet e 30 qershorit, Gogu tha se shqiptarët fituan të drejtën kushtetuese për të votuar.

“Qytetarëve shqiptarëve ju tha me forcën e dhunës, me forcën e flakës me forcën e fjalëve, me gjysma të vërteta dhe gjysma gënjeshtra se nuk do të ketë zgjedhje, ndërkohë që qytetarët zgjodhën të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të zbatojnë ligjin dhe të shkojnë të vendosur drejtë Shqipërisë ku sundon ligji dhe ku rregullat nuk ndryshojnë gjatë lojës, por zbatohen ato rregulla që janë caktuar. Kemi parë shumë qartë që janë mbi 750 mijë shqiptarë që shkuan në votime dhe kjo nga popullata  e votuesve shkon drejt afër gjysmës, për votuesit që kanë marrë pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara”, theksoi ai.

Z/ministri i Drejtësisë, Toni Gogu theksoi se Partia Socialiste ka marrë minimalisht vota sa zgjedhjet e fundi dhe maksimalisht më shumë vota në kryeqytet.

“Partia Socialiste ka marrë minimalisht njësoj vota sa ka marrë në zgjedhjet e fundit, ku qeverisi e vetme dhe maksimalisht më shumë vota të paktën në Tiranë përafërsisht 9 mijë. Ne jemi kënaqur me ata qytetarë dhe atë pjesë të shoqërisë shqiptare e cila duke u ndeshur dhe një herë me gjithë teatrin dramatik nga molotovi tek dekrete dhe zhdekretet, zgjodhën dhe thanë se duam të çlirojmë të ardhmen tonë, duke ushtruar të drejtën demokratike të votës”, tha ai.

Për sa i përket reflektimit deklaruar nga kryeministri Edi Rama, Gogu tha se kryeministri ka deklaruar se kemi bërë shumë punë mirë, por thotë se kemi bërë edhe punë keq.

“Nuk po përpiqemi të tregojmë gishtin tek të tjerët, por po përpiqemi të shikojmë punët tona se si kemi qeverisur këto katër vjet në pushtetin lokal dhe si do qeverisim këto katër vite. Janë disa qytete që katër vjet që lamë pas kanë humbur kohën prandaj duhet të tregojmë përgjegjshmërinë e duhur për të shërbyer me shumë për qytetarët”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re