Eurokomisioneri për zgjerim Johannes Hahn vizitoi Maqedoninë nje dite pas publikimit te progres raportit. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, zyrtari i larte tha se qytetarët e merituan rekomandimin e pakushtëzuar.

 

  “Vendi kaloi nëpër një rrugë të gjatë edhe krahas sfidave të shumta dhe tani ndodhet fuqishëm në rrugën evropiane. Ka ndryshim pozitiv, është ripërtërirë ndjenja e transparencës, energjisë dhe shpresës. Sinqerisht Ju uroj juve, Qeverisë, Parlamentit dhe opozitës për mbështetjen e këtij qëllimi kombëtar, por sigurisht  që reformat nuk duhet të ndalen këtu, por të vazhdojnë, e veçanërisht në reforma në drejtësi.”

 

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev tha se rekomandimi pa kusht është një motiv i fortë për arritjen e objektivit të vështirë, por të arritshëm: fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

 

 “Do të punojmë edhe më shumë që në qershor të marrim datën për negociatat. Vazhdojmë me reformat  thelbësore. KE-ja e  ka vlerësuar  punën e arritur. Në dy raportet e kaluara për shkak të krizës politike dhe  shtetit të robëruar, rekomandimet ishin shtyrë dhe shteti ishte kushtëzuar me reformat. Këtë vit rekomandimi tregon se Maqedonia përmbushi kriterin bazë demokratik për fillimin e negociatave.”

 

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se integrimi në Bashkimin Europian nënkupton një klimë më të mirë për biznesin, paga më të larta dhe një jetë më të mirë për qytetarët e Maqedonisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re