Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp njoftoi fillimin e procedurës për shkarkimin e më shumë se 50 zyrtarëve të lartë shtetërorë, drejtorëve, menaxherëve, anëtarëve të bordeve drejtuese dhe institucioneve qeveritare.

 

ZORAN ZAEV

 

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

“Të gjithë ata që kanë treguar lëshime në funksionet e tyre apo nuk janë përgjigjur sipas përgjegjësive që kanë, do të japin llogari përpara qytetarëve. Qeveria sot shkarkon edhe drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Nikollovski dhe zëvendësin e tij, Arif Asani. Shkarkimi i tyre vjen pas formimit të Agjencisë për Siguri Kombëtare në të cilën do të shkrihet DSK-ja dhe do të funksionojë si organ i pavarur.”

 

Të premten, Zoran Zaev do të takohet me liderët e tjerë politikë për të diskutuar mbi refrmimin e kodit zgjedhor por udheheqesi i opozites, Christian Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme.

Por kryeministri e ka beret e qarte se nuk ka ndermend te plotesoje cdo deshrire te opozites.

 

Zaev ka reaguar edhe për rastin e dorëheqjes së prokurores speciale Katica Janeva dy ditë më parë, e cila po hetoet për korrupsion dhe pranim rryshfeti.

 

Kryeministri Zaev i ka bërë thirrje përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre për zbardhjen e plotë të rastit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re