Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga Samiti i Mini Shengenit të Ballkanit tha se në Serbi do të nënshkruhet marreveshja për bashkëpunimin gjatë fatkeqësive natyrore.

Në fjalën e tij ai tha se nisma e mini shengenit, po mbështetet nga SHBA e BE, por nuk harroi të ftonte dhe Serbine e Bosnjën që të marrë pjesë në takimet e ardhshme.

“Do ta ndjejnë partnerët evropian, prandaj shpreh vlerësimin për komisionin Evropian. Ata konfirmojnë se ne jemi të fokusuar për Bashkimin Evropian. Takimi tjetër do të jetë në Beograd. Ndërsa takimi tjetër në Malin  e Zi. Më pas do të jemi të gëzuar të vazhdojmë në Sarajeve apo në Prishtinë”, u shpreh Zaev.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re