Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të kthehet në Maqedoni.

Gjatë një intervistë në Alsat M, ai hodhi poshtë spekulimet për një marrëveshje me Gruevskin për ta lejuar atë që të arratiset.

 “Unë them se Gruevski të kthehet…”, theksoi Zaev.

Për këtë, ai solli shembullin e ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, i cili u arratis pasi dënimit për korrupsion, por që u kap dhe një vit më vonë u kthye në Kroaci.

Më 11 nëntor, Gruevski është largua nga Maqedonia përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke u shoqëruar nga  një makinë diplomatike e ambasadës hungareze në Tiranë. Pas mbërritjes në Budapest ka kërkuar azil politik.

“Ditët e fundit kam marrë kërcënime të panumërta për jetën…”, shkroi ai në FB, për t’i paraprirë kështu marrjes së azilit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re