Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev ka thënë se nuk janë maqedonasit ata qe e kanë ndarë marrë historinë e popujve të tjerë, por se ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe elita e tij politike filloi një ofensivë në media për të justifikuar “inxhinierinë identitetare”.

“Jo populli maqedonas, por Gruevski dhe propaganda e tij implementuan një inxhinieri identitetare për të mbjellë diçka që nuk është e natyrshme e as nuk është një pjesë thelbësore e rrënjëve kombëtare maqedonase,” shkroi ai në Facebook, pas kritikave të qytetarëve të Maqedonisë për deklaratat në një televizion grek.

Zaev ka komentuar se shpesh dhe për një kohë të gjatë në lidhje me atë që e konsideron abuzim me historinëë për qëllime politike nga ana e paraardhësit Gruevski.

Sipas tij, referuar projektit të Shkupit ku miliona u hodhën për monumentalizëm historik Gruevski arriti ta fusë vendin në grindje me të gjithë fqinjët dhe ta mbajë në izolim.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re