Kryeministri i Maqedonisë Zoan Zaev deklaron se do të japë dorëheqjen nëse referendumi për emrin e ri nuk ka sukses.

 

 “Po, do të largohem nga pozita e kryeministrit, nëse nuk ka sukses referendumi në Maqedoni, por jam i sigurt do të ketë sukses. Pres përqindje serioze 75-85%, në pajtueshmëri me atë se sa janë deklaruar qytetarët për anëtarësim në BE dhe NATO. Qytetarët nuk kanë çfarë të zgjedhin, nuk kanë alternativë tjetër. Ata vetëm duhet ta konfirmojnë se duan që Maqedonia të jetë anëtarësim në BE dhe NATO”.

 

Referendumi i qytetarëve që do të jetë dhe vendimtar në lidhje me çështjen e emrit, pritet të zhvillohet në vjeshtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re