Ndonëse që para tre muajsh u votua ligji për përdorimin e gjuhëve, ky ligj ende nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare, e gjithë kjo përshkak të mospajtimit të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov i cili refuzon të nënshkruajë.

Kjo ka shkaktuar reagimin edhe të kryeministrit Zoran Zaev, i cili sërish bëri apel deri te presidenti që ta vendos nënshkrimin dhe t’i hapë rrugë publikimit në Gazetën Zyrtare, ndryshe do të akuzohet për shkelje kushtetuese.

“Unë, në disa takime me presidentin Ivanov jam përpjekur që ta motivoj dhe ta nxis që të vendoset ai nënshkrim, për shkak se shkelet Kushtetuta. Nëpërmjet këtij ligji, kuvendi është bllokuar në realizimin e funksionit të tij. Do të apeloja sërish që presidenti të vendos nënshkrim, dhe më pas të drejtohemi te Gjykata Kushtetuese, Komisioni i Venedikut për kushtetutshmërinë e ligjit. Ato janë kompetente, që mund të thonë diçka”, tha Zaev në një ngjarje që u mbajt sot në Shkup.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re