Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se autoritetet maqedonase dhe greke duan t’u japin zgjidhje problemeve mes tyre njëherë e përgjithmonë, dhe se vendi i tij mund të ndërtojë marrëdhënie miqësore drejt marrëveshjeve për të mirën e të dy vendeve.

I ndodhur në Bruksel, aty ku reporteri i  portalit Euroaktiv e quajti “kryeministër të Republikës së Maqedonisë Veriore:, emri i ri i marrëveshjes së negociuar midis Athinës dhe Shkupit, Zaev ka thënë se për të mirën e kombit të dy vendet arritën një kompromis.

I pyetur nëse një kompromis është i mirë dhe se Maqedonia do të fillojë negociatat e pranimit vitin e ardhshëm, pas zgjedhjeve evropiane, Zaev tha se “Mali i Zi ka filluar negociatat e pranimit në shtatë muaj e gjysmë pas vendimit të Komisionit Evropian, Serbia pas muajsh nëntë e gjysmë e vendimit, e në rastin tonë do të jetë 12 muaj “.“Jam i kënaqur që kemi një vendim të drejtë, i cili u jep mundësi politikanëve të sotëm dhe trashëgimtarëve të tyre dhe brezave të ardhshëm të bashkëpunojnë nëpërmjet tyre për marrëdhënie më të mira”, tha Zaev.

Sa i përket qëndrimeve refuzuese të opozitës në lidhje me marrëveshjen për emrin, dhe e cila nuk pranon ndryshi Kushtetute, Zaev tha se tek ajo ka një kontradiktë, gjersa e shpreh me të madhe vizionin e saj europeist.

“Ka një kontradiktë. Nëse ne jemi për NATO dhe BE, duhet të jemi gati për një kompromis”, tha kryeministri maqedonas.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re