Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se draft amendamentet kushtetuese do të bëheshin me mbështetjen e opozitës dhe se puna mbi to do të përfundonte në më pak se 15 ditë.
I paduruar për ta jetësuar sa më shpejt Marrëveshjen e Prespës, e nën një eufori pas arriti të kalojë në parlament me shtatë vota nga opozita nisjen e procedurave për ndryshime kushtetuese, Zaev tha se ministrat do të jenë të angazhuar në një proces gjithëpërfshirës për t’i paraqitur në Kuvend propozimet, ku më pas dhe nga opozita të ofrohen projekt-amendament e saj.
“Unë besoj se kjo mund të përfundojë në më pak se 15 ditë, duke i shkurtuar procedurat sa më shumë të jetë e mundur. Në do të shohim se nuk ka asgjë të dhimbshme apo të fshehur në ndryshimet kushtetuese, dhe ne jemi të bashkuar dhe për të siguruar të ardhmen e vendit”, tha Zaev.
I pyetur nëse kërkesat e deputetëve të opozitës që votuan për iniciativën e ndryshimeve kushtetuese ishin të pranueshme, Zaev tha se ai po lexonte me kujdes katër kërkesat që ai kishte bërë.
“Njëri është të konfirmojë identitetin maqedonas, ndërsa tjetri është zbatimi, i cili tashmë është përcaktuar në marrëveshje”, tha Zaev.
Ai shtoi se kërkesat e tjera kanë lidhje me masat e mbrojtjes në rast se Greqia nuk do të ratifikojë marrëveshjen, ose për të vënë pengesa procesin e integrimit të Maqedonisë, që do të thotë se në këtë rast ndryshimi i Kushtetutës shpallet i pavlefshëm.
Me rastin e thirrjes për pajtim, dërguar nga deputetët e opozitës, Zaev tha se ky ishte një “proces gjithëpërfshirës që shkon përtej lidhjes politike”.