Dy partnerët e koalicionit qeveritar në Maqedoninë e Veriut LSDM e BDI, duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për mundësinë e një kandidati konsensual në zgjedhjet presidenciale të 21-prillit.Pas takimit, kryeministri Zoran Zaev tha emri I kandidatit mund te publikohet deri ne fund te javes.

 

ZORAN ZAEV
KRYEMINISTER I MAQEDONISE

“Sot zhvilluam një takim me partnerin qeveritar BDI-në për të gjetur gjuhë të përbashkët për mundësinë e një kandidati konsensual për President, por kjo gjithsesi kjo varet nga të dyja partitë dhe organet partiake. Në garë kemi 5 kandidate por do t’I shqyrtojmë të gjitha mundësitë se kush do të jetë më I pranueshëm. Deri javën e ardhshme shpresojmë të kemi një vendim konkret.”

 

Zaev pritet të zhvillojë takime edhe me Lëvizjes Besa dhe Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, ndërsa ka shprehur interesin të bisedoje edhe me partine opozitare shqiptare, Zijadin Selën

 

Ndërkohë partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, në kongresin e saj partiak zgjodhi  pedagogen Gordana Siljanovska Davkova si candidate per zgjedhjet presidenciale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re