Pas arrestimitdhe dënimit me 30 ditë paraburgim  të prokurores speciale në Maqedoninë e veriut,  Katica Janeva, e cila tashmë është e dyshuara e tretë për rastin “Zhvatja”, kryeministri Zoran Zaev ka mbledhur organet më të larta të LSDM-së.

 

Në një konferencë për shtyp Zaev bëri të ditur se do të vijojë reformimi i qeverisë dhe gjithashtu mohoi lidhjet me të dyshuarin Boki 13.

 

 

ZORAN ZAEV

 

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

 

“Çdokush që shkel ligjin do të përgjigjet para organeve të drejtësisë. Në mbledhjen e Këshillit kemi riafirmuar të gjitha vendimet, deklaratat për luftë të pa kompromis kundër krimit dhe jam krenar që si pushtet ekzekutiv kemi mundësuar që sistemi I drejtësisë të jetë I pavarur. Dua të theksoj edhe njëherë se me Bojan Jovanovskin, asnjëherë nuk kam biseduar për atë që është dëgjuar në video-incizimin e publikuar nga gazetari Italian.”

 

 

Kryeministri Zaev gjithashtu ka thënë se tashmë Këshilli i Prokurorëve duhet të zgjedhë personin që do të zëvendësojë Janevën në mënyrë që institucioni të funksionojë normalisht.

Ndwrkohw, Katica Janevës iu mohua ankimimi për pezullimin e dënimit.

 

Këshilli Qëndror i LSDM-së vendosi të propozojë  Nina Angellovskën si ministre  të re të financave. Përveç vendimit për Angellovskën janë caktuar edhe zëvendësministrat e rinj të arsimit, Elizabeta Naumovska, të ekonomisë Kire Kolemishevski ndërsa për sistem politik, Nexhat Memedoviq.

 

Propozimet të premten pritet të dërgohen në Kuvend për miratim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re