Kryeministri i vendit, Zoran Zaev ka shprehur ngushëllimet për familjarët e 13 viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Shkup-Tetovë.

 

Zaev përmes një postimi në rrjetin social Facebook shprehet i pikëlluar, ku ndër të tjera shkruan se dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatal.

 

“Dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatale për shumë nga bashkëqytetarët tanë.Ngushëllime deri tek me të dashurit e tyre.Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetë në mënyrë që sa më shpejtë të kthehen tek të dashurit e tyre”.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re