Skip to content

Zaev takim me Ramën dhe Vuçiç: Ky është një Ballkan i ri, evropian

Një takim virtual është zhvilluar ditën e sotme mes kryeministrit Edi Rama, homologut të tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Zaev shkruan se në këtë takim është rënë dakord mbi përgatitjet për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Shkup më 29 korrik.

“Këtë mëngjes kam pasur takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, po e organizojmë në Shkup më 29 korrik duke u lidhur edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë. Ky është një Ballkan i ri, evropian”, shkruan Zaev.