Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev takoi kete te martë në Bruksel komisionerin për zgjerimin Johannes Hahn.

Ata diskutuan për ecurinë e vendit fqinj drejt rrugës europiane.

Hahn vlerësoi progresin e Maqedonisë së Veriut duke thënë se ka përmbushur reformat kryesore dhe vlerësoi marrëveshjen e Prespës.

Gjatë vizitës në Bruksel, Zaev zhvilloi bisedime edhe me presidentin e komisionit evropian, Jean Cloude Juncker.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se çelja e negociatave është një garanci unike për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm, e se një vendim pozitiv do të ishte edhe në të mirë të rajonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re