Maqedonia e Veriut do të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian në muajin shtator. Këtëe ka konfirmuar Kancelarja Gjermane Angela Merkel në takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Berlin.

 

Në takimin i cili zgjati rreth 40 minuta, Kancelarja Merkel njoftoi se Bundestagu do të vendosë në shtator të miratojë fillimin e bisedimeve të BE me Maqedoninë Veriore, në përputhje me procedurat e vendosura të Gjermanisë mbi çështjet e zgjerimit të unionit.

 

“Kancelarja Angela Merkel na informoi se Bundestagu do të sjellë vendim në shtator për miratimin e fillimit të negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit. Në takim kancelarja Merkel ka potencuar se Maqedonia Veriore i ka plotësuar pritshmëritë dhe se ajo dhe Berlini këtë e shohin si shumë pozitive. Në Gjermani dhe vendet tjera anëtare pakontestueshëm janë pranuar rezultatet nga reformat, të cilat janë nënvizuar edhe në raportin e Komisionit Evropian dhe se me pozitivitet shihet në rekomandimin e KE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”

 

Kryeministri Zaev tha në takim se Republika e Maqedonisë Veriore ka besim të plotë ndaj Kancelares Merkel dhe mbështet politikën e saj mbi procesin e zgjerimit të BE, si dhe politikën e saj drejt Ballkanit Perëndimor.

 

Të takim u theksua se Gjermania është partner strategjik në politikat e pajtimit në Ballkanin Perëndimor, stabilizimin e rajonit dhe sigurimin e progresit ekonomik dhe transformimin demokratik, një proces që do të përfundojë me integrimin e vendevenë BE.

 

Ndërkohë një ditë më parë Maqedona e Veriut mori dritë jeshile për celjen e negociatave nga parlamenti holandez në samitin e qershorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re