Atë që Koço Kokëdhima e kërkonte me sforco pak vite më parë, legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, por ndoshta në kohën më të paduhur, duket se do e zbatojë Maqedonia.

Ka qenë vetë kryeministri Zaev ai që ka shpallur me të madhe nisjen e një epoke “kanabis” në ekonomi, sigurisht për arsye mjekësore, duke thënë se kjo do hapte vende pune dhe rreth 100 milionë euro të ardhura vjetore.

Madje ai bëri thirrje për të investuar në prodhimin e kanabisit, duke thënë se si ligji ashtu dhe etika në Maqedoni, e lejojnë kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

“Tetë licenca janë lëshuar deri tani, dhe katër ose pesë janë në procedure”, theksoi Zaev.

“Është e lejuar me ligj, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në një numër të madh shtetesh në botë. Ai ka një efekt pozitiv si ilaç që njihet dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, shtoi kryeministri Maqedonas.

Zaev madje konfirmoi se dhe kushëriri i tij, Trajçe Zaev ka blerë një fabrikë për përpunimin e kanabisit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re