Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se mosmarrëveshja e gjatë me Greqinë mbi emrin e Maqedonisë duhet të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, si reagim ky pasi mijëra grekë protestuan kundër mundësisë së kompromisit.

Zaev tha se kjo është një çështje shumë delikate dhe se samiti i BE-së më 28 dhe 29 qershor duhet të jetë një afat për përparimin e mëtejshëm në negociatat, nisur këtë vit.

Negociatat kanë qenë kohët e fundit përparim i rëndësishëm, dhe Athina është e gatshme të pranojë emrin “Maqedonia e Re” ose “Maqedonia Veriore”.

Por opozita në të dy vendet është kundër, sepse i konsiderojnë koncesionet e qeverive respektive si të tepruara.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re