Skip to content

Zagreb/ Gjekmarkaj takim me homologun Reiner, mbështetje Kroacisë mbi integrimin europian

gjekmarkaj


Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e këtij institucioni, akademikun dhe kardiologun Željko Reiner.
Gjatë takimit, Gjekmarkaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kroacisë ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe ndaj Kosovës. Ai vlerësoi gjithashtu qëndrimin e Kroacisë lidhur me ish-komandantët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Gjekmarkaj gjatë bisedës përcolli në emër të liderit të opozitës, Sali Berisha, përshëndetjet për kryeministrin kroat Andrej Plenković, të cilin e cilësoi si kryetar të një partie të qendrës së djathtë dhe aleate në Partinë Popullore Europiane.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua zhvillimeve politike në Shqipëri. Gjekmarkaj tha se ngriti shqetësime lidhur me zgjedhjet, të cilat, sipas tij, janë kontestuar edhe nga OSBE/ODIHR. Ai deklaroi se në vend vijon një klimë protestash dhe pakënaqësie, ndërsa opozita, sipas tij, është përjashtuar nga jeta institucionale dhe nga diskutimet për reforma, përfshirë reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fgjekmarkaj ne zagreb takon homologun reiner mbeshtetja per shqiperine dhe kosova ne fokusin e takimit%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebNënkryetari i Kuvendit ben te ditur se diskutoi për shqetësimet e tij lidhur me drejtësinë, duke vlerësuar se zhvillime të tilla ndikojnë në rrugën europiane të Shqipërisë.