Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën.

 

Një përgjigje e saj, sipas agjensisë së lajmeve serbe, ka ardhur pasi u pyet për të komentuar mbi deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç se demarkacioni i kufirit është kërkesë zyrtare e Beogradit në dialogun me Prishtinën dhe nëse Moska mbështet një qëndrim të tillë.

 

Ndërkohë kujtojmë se në janar të këtij viti në një konferencë të përbashkët Vuçiç me Putin, presidenti rus është shprehur se Moska është e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje midis Beogradit dhe Prishtinës “në bazë të Rezolutës 1244”.

 

“Sa i përket Kosovës, pozicioni rus është i mirënjohur. Ne avokojmë që në mes të Beogradit dhe Prishtinës të arrihet një zgjidhje që do të jetë reciprokisht e pranueshme, në bazë të Rezolutës 1244”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re