Agimi është 73 vjeçar dhe prej 57 vitesh ushtron zanatin e hekurpunuesit. Mbetet ndër të paktit zanatçinj në Vlorë, që me hekurin kryen vepra e punime artizanale.

Agimi tregon se ka nisur të mësojë që në vitin 1962. Ka hyrë në punishte që fëmijë dhe ka mësuar prej gjyshit. Kanë kaluar 6 dekada nga ajo kohë dhe ai vijon të mbetet në punishten e hekurit.

“E kam filluar në 1962. Në këtë vend pune kam ardhur që fëmije dhe në këtë vend pune sot jamë 73 vjec. punën asnjë ditë, asnjë orë nuk e lë. Këtë e kam trashëguar nga gjyshi im. 9 vjet në stamboll dhe ka bërë punimet e lagjes muze pavarsia, ismail qemali nga viti 1926 deri në 1966. unë jam futur në punë këtu. kam patur mësues mjeshtrat më të mire”, shprehet ai në një intervistë për abcnews.

Figurat historike shqiptare janë pasioni i tij i kahershëm. Ai tregoi se punimi i tij i preferuar ka qenë përkrenarja e Skënderbeut, të cilës i ka kushtuar 3 muaj punë.

“Punimi më i rëndësishëm është përkrenarja e Skëndërbeut.  Për këtë më është dashur një 3 muaj punë. Tani po bëj flamurin kombëtar që ta vendos te bazamenti. Kjo është shpata dhe përkrenarja, më pas do t’ia çoj Muzeut Kombëtar”-tregon 73 vjeçari.

Shumëkush e njeh si mjeshtër të punimeve me hekurin, por jo të paktë janë ata që në Vlorë e thërrasin “Ajnshtajni”, kjo për shkak të ngjashmërisë së tij me fizikantin e madh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re