Myrteza Çaushi, i cili njihet nga të gjithë si Zani Çaushi, më 29 shtator ka bërë një tjetër kërkesë në Gjykatën e Korçës.

Këtë herë Çaushi pretendon se juristët i kanë ngatërruar vitet e qëndrimit në burg dhe kërkon një përllogaritje të tyre. Sipas Çaushit, ai ka bërë deri më tani 31 vite burg dhe jo 25.

Aktualisht çështja është rregjistruar në gjykatën e Korçës dhe gjyqtar për gjykimin e kësaj kërkese mësohet të jetë përzgjedhur Ervin Sulaj, i cili do të përllogarisë vitet e burgut të Myrteza Çaushit.

Ndërkohë, në muajin korrik, Zani Çaushi kërkoi lirimin me kusht, para togave të zeza. Por, më vonë ai u tërhoq nga kjo kërkesë, duke pranuar që të vuajë përjetë dënimin në burgun e Drenovës.

Kush është Zani Çaushi?

Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia.

Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali.

Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.

Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Gjatë vitit 1997, Caushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis ku ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje.

Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan pesë banda, tre prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re