Rikthehet edhe njëherë çështja e Zani Caushit në Gjykatën e Korçës.

Seanca e sotme kishte si objektiv ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut, por kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares për shkaqe shëndetësore.

Bëhet e ditur se Zani Caushi ka bërë një tjetër kërkesë për lirimin me kusht ku siç e parashikon ligji do të gjykohet përsëri nga gjyqtari që ka pushuar çështjen.

Në datën 25 mars mësohet se është seanca e parë e tij për kërkesën e bërë për lirimin me kusht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re