Skandali i zaptimit të një prone në Jalë nga familjarë të Damian Gjiknurit përfundon në dyert e gjykates së apelit në Vlore.

Familja Koço ishte sot pranë kësaj gjykate pasi nesër është edhe seanca gjyqësore për vendimin e sigurisë së padise. Kujtojmë se familja Koço ka fituar gjyqin me kompaninë Jala Investment të familjes Gjiknuri për pronën në vijën e parë të plazhit të Jalës, ku sipas projektit do të ndërtohej një hotel.

Ka qenë gjykata e shkallës së parë që i dha të drejtë familjes Koço duke ndërprerë punimet e firmës së familjes së deputetit Gjiknuri.

Gjithashtu dhe prokuroria ka nisur hetimet për falsifikimin dhe grabitjen e pronës se tyre.

“Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur pezullimin e punimeve, pala tjetër e ka çuar vendimin në apel. Ne nuk ishim njoftuar që do të kishte një seancë, dhe do të kërkojmë shtyrjen e saj. Është 20 mijë metra katrorë, me procedura jo të ligjshme, nuk po shprehemi ashtu siç është, që prona është grabitur ditën për diell. Është nxjerrë një leje ndërtimi dhe kanë filluar punimet.

Kemi rreth 6 muaj në këtë përballje ligjore. Leja e ndërtimit është marrë paraprakisht, ne e morëm vesh që prona ishte tjetërsuar, vetëm pas nisjes së punimeve”, u shpreh avokati i familjes Koço.

Ndërkohë vetë Andon Koço u shpreh: Kemi pasur një kalvar të gjatë, bashkia e Himarës na dha leje për të rindërtuar shtëpitë e vjetra në pronën tonë. Për shkak të disa problemeve shëndetësore, ne nuk e kemi ndjekur këtë, ndërkohë që rreth një vit më parë u përballëm me nisjen e ndërtimeve, sikur të ishte një pronë në ankand, duke ditur që kemi një fshat me traditë në të drejtën e pronës. Ne kemi dëshmi pronësie që në kohën e Zogut.

me imtësi të verifikohet i gjithë dokumentacioni, se kush jemi ne me trashëgimi. Ata nuk e di se me çfarë dokumentesh e kanë provuar, kanë futur ligjin 7501, por ne kemi të bëjmë me një shtëpi tradicionale, që ka emrin e Spiro Koços, një shtetasi shqiptaro amerikan. Nuk mund të prishet në mes të natës një shtëpi e tillë.

Me anë të procedurave të paligjshme me legalizime të bëra brenda 24 orëve, Kompania “Jala Investment SHPK”, i mori familjes Koço pronën në zonën turistike të Jalës.

Familja Koço e cila ka dy vite që denoncon në çdo organ të shtetit por dhe ambasadën amerikane skandalin e grabitjes se pronës, çështje e cila tashmë do të jetë në dorë të kryetares së gjykatës së Apelit në Vlorë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re