FBI arrestoi një ish-ushtar amerikan të forcave detare, nën akuzën e dërgimit të zarfeve me përmbajtje ricine në Pentagon dhe Shtëpinë e Bardhë.

William Clyde Allen u arrestua në shtëpinë e tij në Logan, Utah.

Allen është nën hetim për letrat dërguar zyrtarëve të Pentagonit dhe Presidentit Donald Trump.

Një zëdhënëse e Pentagonit tha se testimi i ricinës ishte pozitiv për shkak të farave të kastorit që ishin në zarf.

Ricini mund të shkaktojë vdekjen në 36 deri 72 orë pas ekspozimit.

Një nga zarfet iu drejtuar Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis, por Shërbimi Sekret amerikan tha se po heton dhe një “zarf të dyshimtë” drejtuar presidentit Trump i cili është marrë të hënën, edhe pse ai asnjëherë nuk ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Allen shërbeu në marinën nga tetori 1998 deri në nëntor 2002.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re