Një 25 vjeçar ka rënë në prangat policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi policia e Tiranës ka zbardhur 4 raste vjedhjesh të monopatinave dhe biçikletave.

I arrestuari është shtetasi F.Gj, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi M.Xh, 30-vjeç, banues në Kurbin.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve shkurt dhe mars, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë vjedhur 1 biçikletë dhe 3 monopatina, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

▫Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Similar”. Zbardhen 4 raste të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

▫Në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin policor të koduar “Similar” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. Gj., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Kurbin. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve shkurt dhe mars, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë vjedhur 1 biçikletë dhe 3 monopatina, në pronësi të shtetasve të ndryshëm.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re