Javën e ardhshme Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi do të dalin para GJKKO.

Burime për median , konfirmojnë dhe akuzën zyrtare që rëndon mbi të tre.
S.B. – Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25
J.M. – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me F.B. neni 287 i K.Penal;

F.B. Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh ne bashkëpunim me J.M.

Për Sali Berishën është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është arrestuar për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Në pranga ka rënë gjithashtu trashëgimtari i truallit dhe ndërtuesi Bekteshi.

Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re