Skip to content

Zbardhen amendamentet e Kodit Zgjedhor: Jo materiale të parapërgatitura në reklamat e fushatës, parashikohet votimi i emigrantëve

Këshilli Politik diten e nesërme  do të ketë përpara dokumentin e plotë me amendamentet në Kodin Zgjedhor për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare dhe adresim të plotë dakordësisë së 5 qershorit

Amendamentet përcaktojnë se ankimimi i procesit do të bëhet në atë që do të quhet Kolegj Gjyqësor Zgjedhor, një institucion i ri që do këtë 8 gjyqtarë. Ata do përzgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe duhet të kenë kaluar procesin e vettingut

Gazetarja e Fax News Jonada Zelka e cila ka siguruar amendamentet, raporton se, sikurse ishte propozuar, gjyqtarët do jenë imune ndaj lëvizjes në detyrë, hetimit apo procedimit disiplinor. KQZ tanimë do jetë me tre nivele, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimeve. Komisioneri Zgjedhor do ketë mandat 7-vjeçar. Ekspertët kanë rishikuar propozimin fillestar, duke propozuar që nënkomsioneri të ketë mandat 4-vjeçar dhe jo 7-vjeçar.

Parashikohet votimi i emigrantëve. KQZ do jetë përgjegjëse për krijimin e kushteve për votën e emigrantëve.

Sa i përket medias, gjatë fushatës zgjedhore, partitë do kenë mundësi reklamimi gjatë fushatës, por medias i ndalohet publikimi i materialeve të parapërgatitura. Referuar financimit të partive, do të mund të përfitojnë para nga buxheti i shtetit, forcat politike që kanë siguruar jo me pak se 1 përqind të votave në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj.

Drafti i Reformës Zgjedhore pritet të jetë gati ditën e nesërme për të kaluar më pas në parlament. E deklaroi bashkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një prononcim për median në fund të mbledhjes së Këshillit Politik.

/faxweb