Zbardhen debatet në mbledhjen e përbashkët të deputetëvet të Partisë Demokratike, të thirrur nga Gazment Bardhi dhe pjesëmarrjen e përkrahësve të Sali Berishës.

Gazetari Osman Stafa ka zbardhur disa nga diskutimet e forta gjatë takimit me dyer të mbyllura, ky Gazment Bardhi ka kërkuar nga kolegët që të bëjnë propozime për një aksion opozitar në Kuvend.

Sipas tij maxhoranca po bllokon çdo hapësire institucionale: “Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën”.

“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarzimin. Opozita nuk duhet të lejojë që të zhvillohet aktivitet normal parlamentar, përderisa mazhoranca do të vazhdoje te rrezoje kërkesat e opozitës për komisionet hetimore parlamentare, apo mospranimin e ndryshimit te anëtareve të komisionit te posaçëm te reformës zgjedhore.

Kjo që po ndodh aktualisht s’ka ndodh kurrë me opozitën. Është asgjësuar çdo hapësirë. Praktikisht na kanë venë në kushtet kur ata vendosin gjithçka për ne. Do duhet te kemi një qëndrim të prerë. Unë pres nga ju propozime dhe duhet të dalim me një vendim se çfarë duhet të bëjmë.”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër Sali Berisha është shprehur kategorik për të mos bojkotuar punimet e Kuvendit, që sipas tij është bërë më parë dhe nuk është në favorin e tyre.

Ish-kryeministri ka propozuar idenë e dërgimit të letravë në kancelaritë ndërkombëtar, për t’i ndërgjegjësuar ata dhe për të treguar shkeljet që po ndodhin në Kuvendin e Shqipërisë.

“Mendoj se ne duhet të bëjmë një letër edhe publike, dhe tua shpërndajmë kancelarive, ndërkombëtare dhe t’i vëmë në dijeni se çfarë po ndodh në parlamentin shqiptar, së çfarë po ndodh me opozitën. Më pas duhet te mbledhim partitë aleate, ku mund te diskutojmë për situatën në fjalë dhe hapi i fundit është përplasja, në mënyrë që të mos lejojmë zhvillimin normal të seancave parlamentare, por t’i bllokojmë ato.

Mendoj që bojkoti nuk është opsion si mekanizëm për t’u përdorur nga ana jonë, pra bojkoti i parlamentit. Nuk do të përdorim ato praktika që janë përdorur më parë, (I referohet djegies së mandateve, braktisja e zgjedhjeve) por do të përdorim çdo mjet demokratik që askush të mos marrë neper këmbë opozitën, siç ndodhi ne seancën e fundit parlamentare.”, mësohet të jetë shprehur Berisha./Balkanweb

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re