Vizion Plus ka zbardhur dëshmitë e të thirrurve në në gjyqin e Gërdecit, të cilët kanë rrëfyer se si ndodhi ngjarja, por edhe rutinën e tyre në kohën që shërbenin për veprimtarinë e paligjshme që i mori jetën 28 personave.

 

Ata tregojnë se ndonëse ishin në dijeni për rrezikshmërinë e lartë dhe kushteve të punës që iu vinin në rrezik jetën, sërish kanë pranuar të punojnë për shkak të vështirësive ekonomike. Dëshmitarët theksojnë se nuk kishin kontrata pune dhe puna konsistonte në çarmatim të lëndëve plasëse dhe një shumëllojshmëri punësh të tjera të rrezikshme.

 

Roja: Fejzi Shehu

 

Isha roje tek porta kryesore e fabrikës së demontimit aty futeshin punëtorët dhe dilnin kamionët. Ditën e shpërthimit isha në punë, tek porta kryesore dhe më erdhi një femije i një personi që kërkonte t’i jepte ushqimin të ëmës. Qesen e mora unë dhe jam futur brënda deri tek porta e dytë, aty pashë flakën pranë  një karrocë dhe njerzit filluan të bertisnin për shkak të barutit flaka u përhap me shpejtësi dhe ika me vrap. Më pas aty kam mësuar se bëheshin saldimet e karrocave të dorës nga Qemal Deliu. Kam parë Qemalin  që atë ditë ka dal dy tre herë jashtë për të salduar karroca dhe të gjitha levizjet bëheshin  me lejen e përgjegjësit. Emrin e tij Qemalit e kam mësuar pas shpërthimit sepse nuk e njihja pasi kisha vetëm dy ditë qe punoja në fabrikë.”

 

Gjatë seancës ka pasur debate të shumta mes palëve. Dëshmitarët Feruzan dhe Zamira Durdaj u pyetën nëse të afërm të tyre kishin punuar aty. Po ashtu dikutimi me i madh u bë sepse Feruzan Durdaj nuk tregoi në gjykatë që djali i tij i madh kishte punuar në fabrikën e demontimit të armëve për 1 muaj e gjysëm dhe kishte marrë një shumë prej 15 mijë lekësh. Avokatet e Mediut kërkuan që të administrohet dëshmia e dhënë në vitin 2008 nga Feruzan Durdaj para prokurorëve. Po ashtu ata kanë shpjeguat të gjithë atë cfarë dinin për ditën e ngjarjes.

 

Drita Cani: Kam punuar në fabrikën e demontimit të armëve, në qeshor 2007 kam nisur. Kam punuar për 4-5 muaj. Ditën e shpërthimit nuk kam qenë në punë, pasi isha operuar dhe atë ditë në vendin tim ishte goca. Aty kam punuar unë, djali dhe bashkëshorti. Nuk kemi pasur kontrata pune, kishim vetëm një përgjegjës me emrin Vangjel. Ne na kishte punësuar një person me emrin Dritan. Municioni vinte me makina të ushtrisë. Unë me familjarët e mi merreshim me cmontimin e predhave. Ne i shkarkonim nga kamionët hapnim arkat dhe më pas me mjete të ndryshme si sqeparë dhe dalta i hicnim diabolat dhe me cekic bënim çxjerrjen e bartutit. Pasi bëhej ndarja predhat largoheshin me fadroma ndërsa baruti futej në thasë dhe dërgohej tek magazina. Pyetjes së avokatëve se cfarë bëhej me barutin dhe momentin e shpërthimit Drita Cani i është përgjigjur: se di cfarë bëhej me barutin, por sipas asaj cfarë më ka thënë goca flaka ka nisur tek dera e magazinës ku dërgohej baruti.

 

Cani: ishte punë e rrezikshme, por ne besonim tek shteti se shteti na solli atje, rregulla në punë nuk kishte, nuk na kanë kërkuar dokumenta kur kemi nisur punë. Fatmir Mediun se kam parë kurrë dhe as ushtarakë.

 

Prokuroria e cila përfaqësohej nga Klodian Braho dorëzoi për gjykatën dëshmin e plotë të Drita Canit të dhenë në qeshor të 2008

 

Alketa Hazizi: Kam punuar për disa muaj, nga shpërthimi më ka humbur jetën vjehrri. Nuk kishim kontrata pune dhe nuk kishim bërë trajnime se si bëhej cmontimi i armëve. Në fillim bashkë me burrin dhe vjehërrin e kemi nisur duke cmontuat fishekë dhe më pas kemi kaluar tek predhat. Procedura ishte e njëjtë i cmontobim me ccekiccë u hiqnim diabolën dhe më pas predhat merreshin me fadromë ndërsa baruti futej në thasë dhe dërgohej në magazinë. E gjithë fusha ishte e mbushur me barut, nuk e kuptova nga dolën flakët vetëm kam dëgjuar të bërtiturat, flakë flakë, ngrita kokën dhe pashë që flaka ishte tek thasët e barutit. Flakët ishin të larta dhe nuk kishim mundësi që ta shuajmë. Më pas të gjithë kemi tentuar që të largohemi me vrap që të shpëtojmë.

 

Pyetjeve të avokatëve.

 

Ne i mbushnim thasët me barut dhe i trasportonim me karroca, dëgjova ulërimat, aty kam parë flakët, isha në distancë gati 10 metra nga flakët. Zjarri ishte në pjesën e poshtme të fabrikës. Unë njoh vetëm Dritan Minxollin dhe Vangjelin. Duke ikur kam shkelur dhe me viktima, në afërsi të portës kryesore jam rrëzuar, e shikoja që po merrja flakë por nuk mund të largohesha kam pasur 32% të trupit të djegur. Fatmir Mediun se kam parë as e njoh. Aty kam patë një person tjetër emri smë kujtohet. Më pas përmend Mihal Delijorgjin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re