Është zbardhur vrasje Edmond Llangozit, i cili u ekzekutua për një borxh në mes të Athinës më 11 janar të këtij viti.

Sipas mediave greke autorët e kësaj ngjarje janë një shqiptar dhe grek të dy të moshës 32-vjeçare. Ata janë arrestuar nga policia ndërsa raportohet se një person i tretë është i përfshirë në këtë vrasje dhe kishte rolin e vëzhguesit.

Nga të shtënat me armë zjarri në atë kohë mbetën të plagosur rëndë edhe dy djemtë e Edmond Llangozi, Anxhelo dhe Mihal, 22 dhe 28 vjeç. Nga hetimet e policisë në vendin fqinj ka rezultuar se shkak i ngjarjes ka qenë një borxh prej 600 eurosh.

Ditën e ngjarjes, më 11 janar, njëri prej djemtë e viktimës do t’i kthente shumën e parave personave që ua kishte marrë. Grupi i autorëve në fjalë drejtohej nga shqiptari me origjinë nga Lezha.

Ata kishin lënë vendin e takimit përballë një kafeneje pranë shtëpisë së tyre. Dëshmitë e dy djemve të viktimës kanë ndihmuar hetuesit grekë për të qartësuar dinamikën e ngjarjes. Sapo njëri prej djemve ka shkuar për të dorëzuar paratë, njëri prej personave që shoqëronte autorin e dyshuar i ka zënë pritë duke e goditur dhe ofenduar.

Këtu ndërhyn edhe djali i dytë i Edmond Llangozit për të shuar debatin. Por në atë moment, është afruar me pistoletë në dorë 32 vjeçari shqiptar nga Lezha, i njohur si “Soni”.

Ky i fundit ka qëlluar disa herë në drejtim të dy vëllezërve Llangozi. Pikërisht në këtë moment, për të shpëtuar djemtë, Edmond Llangozi i del para autorit, por 32 vjeçari e qëllon për vdekje.

Duke mos u mjaftuar me kaq, ai ka qëlluar sërish me pistoletë ndaj dy vëllezërve Llangozi dhe nënës së tyre. Me plagë në trup mbetën edhe Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re