Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

 

Mësohet se deputeti i  PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar se po sheh përpjekje për të ndarë partinë.

 

“Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur te jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet te diskutohet ne kryesi grupi dhe ne grup parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore kanë nevoje absolute per ne”, tha Salianji.

Ai theksoi se mbledhja duhet të shtyhet pasi duhet të marrin pjese të gjithë deputetët.

 

“Duhet të ulemi me Kryesine e grupit dhe të vijnë gjithë deputetët. Nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njeri-tjetrin”, shtoi Salianji.