Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar gjatë mbledhjes së ligjvënësve opozitarë që kushdo që voton pro qeverisë, të përjashtohet nga Grupi.

Ai u shpreh se duhet të kenë një të qartë për reformën zgjedhore dhe se listat duhet të jenë të hapura.

Deputeti demokrat theksoi se “formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë”.

“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me primaret. Kushdo që voton pro qeverisë dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi. Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë”, ka deklaruar Salianji gjatë mbledhjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re