Një agjent i lartë i agjencisë sekrete amerikane, FBI, është shkarkuar nga hetimi për Rusinë, që udhëhiqet nga këshilltari special, Robert Mueller, pasi i ishte referuar Donald Trumpit si një “idiot” para zgjedhjes së tij.
Hetuesi i lartë i kundërinteligjencës, Peter Strzok, këto komente i kishte bërë në përgjigje të një emaili nga një agjente tjetër e FBI-së në gusht të vitit 2015.
Pasi agjentja tjetër e kishte kritikuar kandidatin në zgjedhjet presidenciale të demokratëve, Barnie Sanders, Strzok ishte përgjigjur: “Ai është një idiot si Trumpi”.
Në një seri të emaileve që janë dorëzuar në kuadër të hetimeve të Departamentit amerikan të drejtësisë, lidhur me ndikimin politik potencial në vendimet hetimore gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016, Strzok dhe kolegia e tij, Lisa Page, po ashtu, kishin shprehur shqetësim se Trump mund të zgjidhet.
Robert Mueller po udhëheq hetimin e Departamentit të Drejtësisë lidhur me dyshimet për ndërhyrje ruse në fushatë dhe po heton nëse ndihmësit e Trumpit kanë pasur marrëveshje të fshehtë me Rusinë.
Zyrtarët thanë se Mueller e kishte larguar agjentin Strzok nga hetimet, pasi ishte njohur me emailat./REL

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re