“Vizion Plus” zbardh emrat e ekipit të ri me të cilin kreu i PD-së, Lulzim Basha do të bëjë opozitë përballë mazhorancës socialiste. Përveç emrave të katër nënkryetarëve, të zbardhur më herët, mësohet se Edi Paloka do të qëndrojë në krye të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke zëvendësuar në këtë detyrë Bujar Nishanin.

 

Flutura Açka nga ana tjetër është propozuar të jetë kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës, ndërsa Jemin Gjana kryetar i Komisionit Zgjedhor. Si drejtues të komisioneve parlamentare që udhëhiqen nga PD, propozimet janë si më poshtë:

Jorida Tabaku në krye të Komisionit për Integrimin EvropianAgron Gjekmarkaj në krye të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit PublikAlbana Vokshi në krye të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe ShëndetësinëOerd Bylykbashi në krye të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e NjeriutSorina Koti në krye të Komisionit për Ekonominë dhe FinancatHelidon Bushati në krye të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe MjedisinFlamur Noka në krye të Komisionit për Sigurinë KombëtareTomor Alizoti në krye të Komisionit për Politikën e Jashtme.

Këto kandidatura pritet të votohen në mbledhjen e Këshillin Kombëtar të PD-së, që do të mbahet nesër.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re