PS Shkoder ka gati emrat e pare apo 5 personat e parë të listës në zgjedhjet e 25 Prillit. Burime prane PS Shkoder, bejne me dije se 5 jane emrat të cilët te pakten ne parim kane marre konfirmimin qe do te jene ne listen e Shkodres

Kryesuesi i listës ashtu sic pritej, do të jetë koordinatori politik i Qarkut Ilir Beqaj, i cili mori frenat e PS Shkodër pas largimit të Valdrin Pjetrit dhe Ditmir Bushatit

Ndërkohë që emri i ri në radhët e zonjave pritet të jetë Prefektja e Qarkut të Shkodrës Majlinda Angoni. E vendosur ne krye të institucionit të Prefekturës së Shkodrës gjatë tetorit të vitit të kaluar, Angoni është një emër i ri për PS Shkodër, një figurë e njohur në Shkodër për angazhimin në shoqërinë civile ndërkohë që eksperienca e deritanishme si Prefekte e Shkodrës duket se ka qënë stazhi për tu bërë pjesë e parlamentit të ardhshëm të pas zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Ndërkohe që në emrat e radhës, pritet të këtë një rikonfirmim në postin e deputetit. Bëhët fjalë për deputetin Luan Harusha. Prej 4 vitesh si deputet i Shkodrës Luan Harusha ka ruajtur mbështetjen e banorëve të njësive administrative në zonën e Rrethinave por edhe në njësitë e nënshkodrës
Ndërkohë që një emër surprizë, pritet të jetë pjesë e listës.

Benet Beci. Një emër tepër i njohur, në drejtimin e institucioneve të rëndësishme më parë me drejtimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit ndërkohë që prej një vite ai drejton Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare. Një menaxher i suksesshëm, por që do të vishet me petkun e politikanit të ardhshëm në radhët e socialistëve

Paulin Sterkaj, deputeti i Malesise se Madhe ngelet nje tjeter emer potencial jo vetem per te perfaqesuar socialistet ne Malesine e Madhe, por edhe per te vijuan angazhimin e tij ne politike duke perfaqesuar banoret e kesaj zone ne parlamentin e ardhshem ku sipas burimeve Sterkaj do te jete i dyti ose i treti ne listen e PS Shkoder

Këto janë emrat edhe pse ende asgjë nuk është përfundimtare pasi do të jetë kryeministri Rama ai i cili do të vendosë pikat mbi i, listës së Shkodrës dhe të besuarve të tij, ku sic ka ndodhur edhe më parë nuk pritet që të këtë një listë vetëm me anëtarë të PS por edhe personazhe të njohur të jetës publike në vend, sic është zonja Angoni apo edhe z.Beci që nuk kanë një angazhim partiak, por janë figura që për socialistët do të përfaqësojnë denjësisht Shkodrën /eetimes/

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re