Policia e Tiranës ka zbardhur një seri prej 15 vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet ndërsa parandaloi dy raste të vjedhjes së magazinave dhe banesave ku janë arrestuar në flagrancë autorët.
Sipas informacionit të shpërndarë nga policia bëhet me dije se janë vënë në pranga 4 persona si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Të arrestuarit janë Artur Marku, 21 vjeç, Ogert Skordha, 27 vjeç, Amarildo Jashari, 20 vjeç, Elidon Alla, 24 vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi F. M., 30 vjeç.
Bëhet me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në autostradën Tiranë – Durrës, kanë vjedhur magazinat e një kompanie në pronësi të shtetasit E. T.
